Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Dhuroi gjak çdo javë për 60 vjet, shpëtoi më shumë se 2 milionë fëmijë

Harrison, i njohur si “Njeriu me krah të artë”, ka dhuruar gjak pothuajse çdo javë për 60 vjet.

Sipas Shërbimit Australian të Gjakut të Kryqit të Kuq, ai ka ndihmuar në shpëtimin e jetëve të më shumë se 2.4 milionë foshnjave australiane.

Gjaku i Harrison ka antitrupa unikë, që luftojnë sëmundjet, të cilat janë përdorur për të zhvilluar një injeksion të quajtur Anti-D, i cili ndihmon në luftën kundër sëmundjes rezus.

Kjo sëmundje është një gjendje ku gjaku i një gruaje shtatzënë fillon të sulmojë qelizat e gjakut të foshnjës së saj të palindur. Në rastet më të këqija, mund të rezultojë në dëmtim të trurit ose vdekje për foshnjat.

Kjo do të ishte më shumë se dy milionë jetë, sipas shërbimit të gjakut, dhe për këtë Harrison konsiderohet një hero kombëtar në Australi. Ai ka fituar çmime të shumta për bujarinë e tij, duke përfshirë Medaljen e Urdhrit të Australisë, një nga nderimet më prestigjioze të vendit.

“Është shumë prekëse kur më thonë: ‘Ti je një hero’, por është diçka që mund ta bëj. Është një nga talentet e mia, ndoshta talenti im i vetëm është se mund të jem dhurues gjaku.”- shprehet Harrison.

Tani që Harrison ka dhënë dhurimin e tij të fundit të gjakut (në Australi nuk mund të dhurosh gjak pas moshës 81-vjeçare), Falkenmire dhe të tjerë shpresojnë që njerëzit me antitrupa të ngjashëm në gjakun e tyre të rriten dhe të dhurojnë.