Përderisa nuk pritet që gjatë periudhës së pushimeve të verës të ketë takime në kuadër të dialogut, analistë thonë se kjo nuk do të shkojë në të mirë të vendit.
Derisa Bashkimi Evropian, përsërisin kërkesat e tyre për vendin, e derisa e kanë parë si pozitiv largimin e 25 % të pjesëtarëve të Policisë nga objektet komunale, po kërkojnë përmbushjen edhe të hapave të tjerë.
Përballë njëri tjetrit u ulën për herë të fundit në muajin maj, e pavarësisht tentimeve, një takimi i nivelit të lartë në kuadër të dialogut, nuk ndodhi më.
E një i tillë, nuk pritet të ndodhë brenda të paktën brenda një periudhe të shkurtë kohore.
Mbetja pezull e situatës në veri, sipas profesorit Dritëro Arifi, dhe mungesa e takimeve gjatë periudhës zyrtare të pushimeve, do të ndikojnë për të keq.
“Mund të ketë efekt negativ pasi palët nuk takohen dhe kur nuk takohen mund të ketë qendrime më të forta dhe kjo mund të ketë ndikim negative më shumë për Kosovën”, ka thënë profesori Dritero Arifi.
Ngjashëm shprehet edhe profesori universitar, Milazim Krasniqi, që paralajmëron se efektet do të mund të ndihen në vjeshtë.
“Kjo gjendja është shumë e keqe dhe defakto kemi një konflikt të ngrire dhe në vjesht mund të kemi dy gjera e para përshkakallzim të gjendjes në veri dhe e dyta rritje të presionit të faktorit ndërkombetarë kundër qeverisë së Kosovës”, është shprehur profesori Milazim Krasniqi.
Bashkimi Evropian, në një përgjigje për Dukagjinin, në lidhje me situatën në veri, nga Kosova kanë kërkuar që të mos ndërmarrë veprime nxitëse e të pezullojë operacioniet e policisë brenda dhe rreht objekteve komunale.
“Për më tepër dhe për t’i dhënë fund krizës aktuale, zgjedhjet e parakohshme duhet të shpallen sa më shpejt në të katër komunat dhe të organizohen në mënyrë plotësisht gjithëpërfshirëse. Kjo do të thotë me pjesëmarrjen e plotë dhe të pakushtëzuar të serbëve të Kosovës”, thuhet në përgjigje, ku ndër të tjera kërkohet që kryetarët të punojnë në objekte alternative.
Në fund të përgjigjes Bashkimi Evropian ripërsërit thirrjen për zbatim të marrëveshjes së Ohrit bashkë me ankesin e zbatimit, përfshirë edhe themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.