Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Horoskopi

“Diamanti i Zi” vjen në Shqipëri, njihuni me mollën e rrallë

Molla e zezë rritet në 10.000 metra mbi nivelin e detit, kryesisht në majat e Tibetit. Kjo mollë e varietetit të rrallë që njihet me emrin “Diamant i zi”, do të kultivohet edhe në Shqipëri nga një fermer.

Kjo mollë nuk është si të tjerat. Ajo çfarë i bën këto mollë të veçanta janë vlerat e larta ushqyese ashtu si edhe shija unike e tyre që nuk ka të krahasuar me llojet e tjera të mollëve. Pjesa e jashtme e tyre shkëlqen dhe ka ngjyrë pothuajse të zezë dhe për këtë quhen diamante të zinj.

Janë temperaturat e larta që i ka bërë këto mollë që ngjyrën e kuqe ta shndërrojnë në të zezë. Ashpërsia e tulit të frutit i atribuohet kushteve të rënda klimatike në majë të malit ku temperaturat bien ndjeshëm.

Njerëzit në Tibet thonë se është më e lehtë të ngjitesh në Malin Everest se sa të këpusësh një mollë si kjo. Megjitatë, variante të kësaj molle janë parë të shiten në Azi por vetëm me disa kokrra.