Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

“Diçka po ziejnë psikopatët ekstremist serbë”/ Alarmon Avdyli: Ja çfarë po ju kërkojnë vozitësve serbë me targa RKS

 
   

Deputeti i Kosovës nga radhët e Listës Guxo, Haxhi Avdyli ka ngritur një shqetësim në lidhje me veturat me targa RKS.

Ai ka apeluar për kujdes qytetarët e Kosovës që planifikojnë të vozisin në rrugët e Serbisë me targa RKS.

Avdyli, theksoi se grupet ekstremiste serbe u kanë bërë apel vozitëse serbë me targa RKS që të vendosin shenja dalluese.

Postimi i plotë:

Kujdes:

Nëpër rrjetet sociale Serbe, grupet ekstremiste Serbe, të indinjuara që makinat që do hynë në Serbi jam me shenja të shtetit të Kosovës, kanë filluar me të madhe të bëjnë apel që shoferët Kosovar me perkatësi Serbe, të vendosin shenja dalluese në makina e tyre si flamuj, kryqe apo ikona Serbe që të dallohen që janë Serb.

Si duket qëllimi i tyre i errët është që ti sulmojnë makinat me targa RKS.

Prandaj APELOJ qytetarët e Kosovës që planifikojnë të vozisin nëpër rrugët e Serbisë me targa RKS, të kenë kujdes të shtuar.

Të mos ndalohen në vendet ku ka grumbullime njerëzish, të mos ndalin makinat kur ndalohen nga persona civil, dhe të mos ndalin makinat nëse sulmohen nga grupe ekstremistësh skaj rrugëve apo ndalesave pranë autostradave.

Diçka po ziejnë, psikopatët ekstremist Serb prandaj duhet vëmendje.