Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Diell dhe temperatura deri në 26 gradë, parashikimi i motit

Sipas MeteoAlb pritet rritje e mëtejshme e vlerave barike duke sjellë në territorin shqiptar mot të qëndrueshëm. Për pasojë orët e paradites do të paraqiten nën ndikimin e motit të kthjellët dhe vranësirave të pakta ku më të theksuara vranësirat do të jenë në zonat veriore dhe juglindore.

Parashikohet që orët e pasdites të mbizotërohen nga moti i kthjellët dhe vranësira të lehta e kalimtare në të gjithë vendin. Ky stabilitet i atmosferës do të na shoqërojë edhe gjatë natës.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë një rënie të lehtë në orët e mëngjesit, por rriten në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 3°C dhe deri në 26°C vlera më e lartë në territor.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi deri në 30 km/h nga drejtimi kryesisht Veriperëndimor duke sjellë në brigjet detare dallgëzim të ulët.

Kosova

Territori i Kosovës përgjatë gjithë të mërkurë; do të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta në pjesën më të madhe të Kosovës, por më të theksuara vranësirat do të jenë në zonat veriore dhe veriperëndimore të republikës së Kosovës, por nuk priten reshje.

Parashikohet që pasditja të sjellë përmirësim të dukshëm të kushteve atmosferike duke bërë që; moti i kthjellët dhe vranësirat e lehta e kalimtare të jenë dominante në të gjithë Kosovën. Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie gjatë mëngjesit, por rriten lehtë në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 2°C deri në 20°C.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare përgjatë gjithë 24-orëshit duke arritur shpejtësinë maksimale 30 km/h nga drejtimi verior.

Maqedonia e Veriut

Pjesa më e madhe e territorit të RMV parashikohet që të jetë nën dominimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike, duke bërë që të ketë mbizotërim të kthjellimeve dhe vranësirave të shpeshta. Më të dukshme vranësirat do të jenë në zonat Lindore dhe Verilindore por mundësia për reshje është thuajse zero. Ndërsa në vijim do të largohen vranësirat nga i gjithë territori i RMV duke ja lënë vendin kthjellimeve.

Përsa i përket temperaturave të ajrit do të pësojnë një tjetër rënie gjatë vlerave minimale, por maksimalet do të rriten duke luhatur vlerat ditore nga 2°C deri në 22°C.

Ndërkohë parametri i Erës do të jetë kryesisht i lehtë, por hera herës mesatare duke arritur shpejtësinë maksimale deri në 30 km/h nga drejtimi permanent perëndimor.

Europa

Kalimi i një sistemi frontesh nga Antlantiku drejt Perëndimit dhe Jugperëndimit të Europës me ndikim deri në Europën Qendrore; do të sjellë kushte të paqëndrueshme atmosferike në; Ishujt Britanikë, rajoni i Baltikut si edhe pjesën më të madhe të Qendrës së kontinentit ku reshjet e dendura të shiut dhe stuhitë e forta të erës do të jenë mjaft problematike.

Po ashtu; me reshje të konsiderueshme dëbore, ngrica dhe erëra të fuqishme do të paraqiten Alpet Europiane si edhe vendet Skandinave, ndërsa nën ndikimin e motit të kthjellët dhe temperaturave të larta do të paraqiten; pellgu i Mesdheut si edhe Europa Juglindore.

/abcnews.al/