Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lifestyle

Dieta mesdhetare dhe ushqimet që duhet të hani kundër kancerit të gjirit

Dieta mesdhetare është e konfirmuar zyrtarisht tashmë se është aleati numër një i shëndetit të mirë, atij të përgjithshëm, por veçanërisht kundër kancerit të gjirit.

Sipas hulumtimeve të fundit të publikuara në BMC Medicine, rreziku për t’u prekur nga kanceri nëse ushqehemi me dietën mesdhetare, bie në 30 %. Në këtë pjatë gjenden ushqime “pro- inflamatore” të cilat është mirë të konsumohen në masë, sidomos nëse jeni duke iu nënshtruar terapive.

Në këtë artikull do të gjeni disa ushqime që ju ndihmojnë të shmangni kancerin e gjirit. Dhe bëhet fjalë për ato të pasura me fibra, fruta dhe perime të freskëta si dhe kufizimi i konsumit të mishit të kuq dhe të përpunuar mund të kontribuojë ndjeshëm. Shtoni drithërat, bishtajoret, peshkun, vajin e ullirit, etj.

Studimi mori në konsideratë gra të moshës 35 dhe 70 vjeç, të cilat vuanin nga kanceri dhe ishin trajtuar me kimioterapi. Atyre iu server ushqim me bazë mesdhetare dhe u ndoqën çdo muaj. Në përfundim u vu re se dieta mesdhetare rregulloi nivelet e insulinës tek këto gra mbajti peshën nën kontroll, reduktoi inflamacionin dhe stresin oksidativ.

Po ashtu duhet pasur parasysh se gjatë dhe pas menopauzës, ruajtja e një peshe të shëndetshme dhe ekuilibri hormonal, mund të jetë veçanërisht i rëndësishëm dhe mund të ndikohet në mënyrë efektive nga një dietë më e kontrolluar.