Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Digjet fabrika në autostradë, prefekti: Zjarri pranë depove të gazit (Video)

Një fabrikë bojërash që ndodhet në Maminas është përfshirë nga flakët në autostradën Tiranë-Durrës për shkaqe momentalisht të paqarta.

Ministria e Brendshme, në një reagim për mediat bëri thirrje që të shmanget kalimi i automjeteve në autostradën Tiranë-Durrës-Tiranë.

“Një zjarr i madh ka përfshirë një fabrikë bojërash në autostradën Tiranë-Durrës.

Ministria e Brendshme bën thirrje të shmanget kalimi i automjeteve në autostradën Tiranë-Durrës-Tiranë.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë dhe zjarrfikëset”, thuhet në reagimin e ministrisë.

Prefekti i Durrësit, Emiljan Jani u shpreh se situata është kritike. “Obobobo! Ka shpërthime. Janë mbi 10 zjarrfikëse këtu. Rrezikohen depot e gazit që ndodhen pranë fabrikës” tha ai.

Për momentin nuk ka të dhëna për persona të lënduar. Energjia është shkëputur për të shmangur rrezikun më tej./5pyetjet.al