Një veturë e tipit ‘Volkswagen Polo’ në Leposaviq është përfshirë në flakë në orët e para të mëngjesit të së dielës. Pronari i saj është i etnisë serbe.
Këtë e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e Mitrovicës së Veriut, Veton Elshani. Ka thënë se vetura është djegur rreth orës 03:00.
Elshani ka bërë të ditur se s’është identifikuar asnjë i dyshuar lidhur me rastin.
“Veturës i është djegur motori, është dëmtuar shumë. Për momentin nuk dihet arsyeja e kësaj zjarrvënie. Rasti është duke u hetuar”, ka thënë ai.