Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha ka reaguar pasi që pjesëtaret e Policisë së Kosovës janë pajisur me armë të gjata.
Në profilin e tij në Facebook, Basha ironizoi duke thënë se “tani po bërtasin “halxhitni palet”, derisa shtoi se paret harxhohen, por jo duke ble toka me forcu veten, por duke ble armë me forcu shtetin.
Postimi i plotë i Bashës:
Të gjitha patrullat e Policisë së Kosovës po pajisen me armë të gjata!
Tani po bërtasin, “haLxhitni paLet.”
Paret harxhohen, por jo tu ble toka me forcu veten, por duke ble armë me forcu shtetin! Mos kofsha n’lëkuren e juve sa vështirë e keni