Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

​Dinari serb, policia kap një kasafortë tjetër në veri

 
   

Në kuadër të hetimeve në rastin “Dinari serb”, Policia e Kosovës sot ka kontrolluar filialin e së ashtuquajturës “Narodna Banka” në rrugën “Knjaz Millosh” në Mitrovicën e Veriut, ku është kontrolluar një kasafortë e cila në kohën e kryerjes së kontrollit më 20 maj nuk ishte hapur në mungesë të personit përgjegjës.

Hetuesit policorë kanë arritur sot ta identifikojnë menaxheren e pikës, e cila është kontaktuar dhe ka sjellë çelësat e kasafortës në prezencën e së cilës është hapur dhe janë sekuestruar 152.290 dinarë, 4.580 euro dhe 940 franga zvicerane.

Pas kontrollit menaxherja e pikës është intervistuar si e dyshuar në prezencën e avokatit mbrojtës, përderisa procesi i kontrollit është zhvilluar pa incidente.

Hetime tjera profesionale mbi rastin janë në proces dhe vendimet ligjore në vazhdim do të ndërmerren në koordinim me organet e drejtësisë.