Dinozaurët, droidët dhe granata e dorës nxirren në ankand

Publikun mund t’i shikojë gjërat falas

Publikun mund t’i shikojë gjërat falas

Keni dashur ndonjëherë të ngisni një droid? Apo të vini kokën midis nofullave të T-Rex?

Adhuruesit e filmit që duan të përjetojnë një pjesë aksioni nga filmat e vet të parapëlqyer do të mund të japin ofertën për thesarin trofe të relikeve në një ankand që organizatorët presin të arrijë të arkëtojnë më shumë se 6 milionë funte.

Një nga gjësendet kryesore në ankand është një helmetë e trupave sulmuese nga filmi origjinal Star Wars të vitit 1977, A New Hope, që pritet të arrijë çmimin deri 180 mijë funta.

Përkundër shtresës së hollë dhe strehës së dyshimtë nga kostumi origjinal, aktori Syd Wragg u duk i kënaqur që po bashkohej me të për herë të parë që nga koha kur e vuri atë në sheshin e xhirimit. Emri i tij, akoma i dukshëm, është shënuar me laps jashtë saj.

Edhe pse nuk pati shpërthim kur gjilpëra nga “Holy Hand Grenade of Antioch” u hoq, shitësit shpresojnë për shpërthim interesimi për gjësendin e “Monty Python” pasi që komedia britanike kremton përvjetorin e vet të 50-të sivjet.

Në stilin e vërtetë Monty Python, kjo në të vërtetë është bërë nga topthi nga sistemi i tualetit“, tha kryeshefi ekzekutiv i Prop Store, Stephen Lane, derisa e mbante pseudo-reliken.

Prop Store, që e mblodhi koleksionin, ka ekspozuar rreth 250 nga 900 gjësende në ekspozitën që mbahet në BFI Imax të Londrës.

“Vetë helmetat e trupave sulmuese janë të ndërtuara goxha vrazhdë. Mund të shihni se u është prishur ngjyra dhe janë ciflosur dhe grithur. E nëse e shikoni brenda është vetëm në shtresë e hollë mbushjeje dhe thjerra të thjeshta brenda. Dhe kjo ka të shkruar brenda, të skalitur emrin e aktorit që e ka vënë atë, pra shkruan ‘Syd’ brenda saj”, tha tutje Lane.

Adhuruesit e filmit të fundit të Joker mund t’i presë befasi me kostumin shumë-ngjyrësh më gazmor të ekspozuar nga roli i Jack Nicholson në personazhin e “Batman”.  Nuanca e veçantë e të purpurtës u zgjodh nga vetë Nicholson për të shkuar me ekipin e basketbollit L.A. Lakers, tha Lane.

Ankandi që mbahet dy ditë është caktuar për 30 shtator-1 tetor me publikun që mund t’i shikojë gjërat falas deri atëherë./21Media