Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

“Diplomatët amerikanë dhe europianë në terren për të verifikuar largimin e ushtrisë nga kufiri”

 
   

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq pas përfundimit të takimit të Komunitetit Politik Europian ka deklaruar para mediave se Serbia e ka ulur numrin e ushtarëve në kufirin me Kosovën nga 8 mijë e 500 ushtarë në 4 e 400. Sipas tij, në kufi kanë shkuar përfaqësuesit amerikanë dhe europianë për të verifikuar nëse kjo është e vërtetë.

“E kemi ulur numrin e pranisë tonë ushtarake afër linjës administrative me Prishtinën nga 8.5 mijë ushtarë në 4.4 mijë nëse nuk gaboj.  Sot njerëzit tanë bashkë me përfaqësuesit amerikanë dhe europianë kanë shkuar për ta parë këtë, për ta konfirmuar” ka thënë Vuçiq para gazetarëve në Granada të Spanjës.

Gjatë ditës mediat në Serbi kanë njoftuar se Ambasadori i SHBA Chris Hill   është duke vizituar Rashkën dhe Novi Pazarin, trasnmeton Express.

Sipas burimeve jozyrtare dhe informacioneve të pakonfirmuara, Hill ka mbërritur në Novi Pazar me një helikopter të Ushtrisë Serbe që ka zbritur në një kazermë atje.