Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Diplomati Nesho analizon situatën: Mesazh për Serbinë nga SHBA! Liberalizmi i vizave, vendim i merituar

 
   

Diplomati Agim Nesho, ishte sot i ftuar në emisionin “Kjo Javë”, me gazetaren Nisida Tufa, ku ka folur për zhvillimet politike në Kosovë, si dhe raportin mes dy vendeve tona.

Ai e nisi bisedën duke u ndalur tek vizita e parë zyrtare e ministrit të Jashtëm, Igli Hasani, në Prishtinë, duke e cilësuar si një hap shumë pozitiv, sidomos pas anulimit të takimit të dy qeverive nga Rama pak muaj më parë.

Vizita e parë në Kosovë është tepër domethënëse, e ka filluar mirë detyrën Ministri i Jashtëm Igli Hasani. Është pozitive sidomos pas refuzimit të Ramës për takimin mes dy qeverive”, tha ai.

Por a pritet një përmirësim mes marrëdhënieve të dy vendeve, sipas Neshos?

“Jam skeptik sepse nuk jam i qartë në lëvizjet e Kryeministrit, sepse duket i dyzuar… “, tha ai mes të tjerash.

E sa i takon lajmit të rëndësishëm të Kosovës, atë të liberalizimit të vizave ai thotë se është një vendim i merituar. Po ashtu shton se pas liberalizimit nuk mendon se do të ketë largime masive nga vendi, pasi sipas tij Kosova është një vend shembull për demokracinë, dhe ka pritshmëri për të ardhmen.

“Lajmi është tepër i mirë, që Kosova e ka merituar me kohë.  Po shohim një qeverisje të mirë nga Kurti, ka një demokraci që po lulëzon, dhe është në vendet ë të mira për standardin e respektimit të të drejtave të njeriut, etj, që tregon se ka një shpresë që kjo shoqëri ka pritshmëri për të ecur para. Nuk mendoj se do të ndikojë në largime masive…”, tha ai.

Ndërkohë pranimin e kërkesës së Kosovës nga SHBA për pajisjen me raketa “Javelin”, ai tha se është një mesazh që Uashingtoni i jep Serbisë.

“Kosova ka pasur një konsensus të gjerë në Uashington, dhe mendoj se kjo kërkesë dhe marrëveshje do zbatohet. Ky është veprimi i parë që reflekton pritshmërinë e SHBA që Serbia do të kishte një integrim të shpejtë me integrimin, por duket se s’ka mundësi të largohet nga interesat. Është mesazh për Serbinë… Nga SHBA, Beogradi nuk konsiderohet si një partner i besueshëm”, deklaroi Nesho.