Prej ditësh vijojnë të jenë aktive disa vatra zjarri në fshatrat e Fierit. Ditën e sotme një helikopter ‘Cuagar’ i ministrisë së Mbrojtjes ka nisur operacionin për fikjen e flakëve në zonën e Krapsit.
Sipas News24 e gjithë kjo zonë është e pushtuar nga tymi.
Aktualisht, flakët po mbahen nën kontroll nga forcat zjarrfikëse të Fierit, Patosit, Roskovecit dhe Albpetrolit.
Ndërkohë, era e fortë e bën të vështirë ndërhyrjen dhe favorizon përhapjen më tej të zjarrit.
Deri më tani për fat të mirë nuk ka raportime për persona të lënduar, apo banesa të djegura.