Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lifestyle

Disa këshilla për të kursyer sa më shumë para

Ka shumë mundësi që çdo muaj të keni të njëjtin shqetësime. Si do të shkojë muaji? Ne fillojmë me rrogën tonë dhe përfundojmë në gjysmë të muajit duke pyetur veten se si ia dolëm me kaq para dhe si do t’ia dalim deri në rrogën tjetër. Dhe duke qenë se kemi të gjithë të njëjtin problem, këtu janë disa mënyra të zgjuara për të kursyer para çdo muaj.

Bëni lista për supermarketin

Hulumtimet kanë vërtetuar se një në tre konsumatorë blejnë gjërat që nuk i nevojiten menjëherë. Kështu që bëni një listë. Cilat janë gjërat që ju nevojiten, sa kushtojnë bazuar në faturën e fundit që keni pasur nga blerjet dhe llogaritni, afërsisht, koston. Vetëkuptohet që nëse keni kuponë blerjesh ose zbritje, ato do t’ju ndihmojnë të ulni shumën përfundimtare.

Mësoni për ofertat në internet

Edhe pse mund të shihni diçka që dëshironi të blini, qoftë veshje, dekor shtëpie apo edhe materiale të tjera, shikoni së pari internetin.  Duhet pak kërkim, por patjetër do të gjeni diçka.

Përdorni një aplikacion buxhetor

Ka aplikacione specifike që do t’ju ndihmojnë të menaxhoni buxhetin tuaj pavarësisht vështirësive dhe surprizave të muajit. Bazuar në të ardhurat tuaja, shpenzimet fikse dhe atë që keni tendencë të bëni çdo muaj, aplikacionet si NerdWallet do t’ju ndihmojnë të vendosni një renditje se sa do të shpenzoni çdo ditë.

Rregulli 50-30-20

Provojeni më poshtë. Nga të ardhurat tuaja mujore ju kërkohet të kushtoni: 50% për nevojat tuaja, 30% për atë që dëshironi dhe 20% për pagesat ku keni borxh ose për kursime. Kur filloni dhe devijoni nga skema e mësipërme, duhet ta rregulloni atë sipas asaj që ka dalë, në mënyrë që 50-30-20 të vazhdojë të zbatohet.

Investoni në pajisje që harxhojnë më pak

Me rrymën që është problemi kryesor për momentin, përdorni subvencione ose shkëmbime pajisjesh që e dini se do të harxhojnë më pak. Gjithashtu theksoni detajet. Për shembull, një ngrohës uji 20-vjeçar padyshim që do të djegë shumë më tepër se një i ri dhe në fund do t’ju kushtojë më shumë nëse e mbani të vjetrin. Për kondicionerët, preferoni klasin A+++ në mënyrë që tarifa të jetë shumë më e ulët në kilovat orë, edhe nëse duhet të fusni dorën në xhep – prapë do të fitoni nga faturat. /vizionplus.tv