Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Diskriminimi i shqiptarëve, Kamberi: Do të vazhdojmë ta ballafaqojmë Serbinë

Shqiptarët e Preshevës e kanë zërin e tyre sërish në parlamentin serb, kjo pasi Shaip Kamberi arriti të fitojë edhe një mandat të deputetit, nga zgjedhjet që u mbajtën dje.

Në një postim në “X”, Kamberi shprehet se beteja politike e shqiptarëve të Luginës së Preshevës do të vazhdojë në parlamentin e Serbisë.

“Faleminderit votuesve shqiptarë, Beteja Politike e Shqiptarëve të Luginës së Preshevës do të vazhdojë në parlamentin serb pas zgjedhjeve të djeshme.

Ne do të vazhdojmë ta konfrontojmë Qeverinë në Beograd me diskriminimin ndaj shqiptarëve në Luginën e Preshevës!”, shkruan ai.