Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Diskutohet për të ardhmen e kujdesit shëndetësor

 
   

Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë (OEAK) organizon konferencën me temë “E Ardhmja e Kujdesit Shëndetësor”.

Duke sjellë bashkë hisedarët kyçë nga sektori publik dhe privat për të diskutuar përkitazi me sfidat dhe mundësitë që karakterizojnë mjedisin e kujdesit shëndetësor në Kosovë.

Kjo konferencë synon të trajtojë tema kritike si reformat e politikave, avancimet e kujdesit shëndetësor dhe rolin e sektorit privat në përmirësimin e ofrimit të kujdesit shëndetësor dhe infrastrukturës përcjellëse. 

Pjesëmarrësit do të përfshihen në diskutime lidhur me bashkëpunimin ndërmjet institucioneve qeveritare, partive politike dhe drejtuesve të industrisë për të krijuar një sistem të qëndrueshëm dhe të përqendruar te pacienti”, njofton OEAK.