Distria Krasniqi ka kaluar në gjysmëfinale të Grand Slamit të Parisit në xhudo. Distria në çerekfinale të kategorisë deri 52 kg e mposhti xhudisten nga Emiratet e Bashkuara Arabe, Khoorlodoi Bishrelt.
Bishrelt mori tri dënime. Distria në gjysmëfinale takohet me japonezen Kisumi Omori.
Nora Gjakova u ndal në çerekfinale të kategorisë deri 57 kg nga francezja Sarah Cysique. Cysique realizoi uazari.