Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

​Dita Botërore e Mushkonjave

Dita Botërore e Mushkonjave shënon datën kur u zbulua lidhja në mes të mushkonjave dhe sëmundjes së malaries.

Në këtë ditë të vitit 1897, u identifikua lidhja në mes të malaries dhe mushkonjave nga mjeku britanik Sir Ronald Ross. Ai po ashtu zbuloi se mushkonja femër Anapheles ishte transmetuesja e sëmundjes. Në vitin 1902, Ross mori çmimin Nobel për fiziologji dhe mjekësi.

Rreth 1 mijë e 500 raste të malaries shënohen çdo vit në SHBA. Shumica e këtyre rasteve janë udhëtarë apo emigrantë që hyjnë në vend nga pjesë të botës ku malaria është e zakonshme.

Qëllimi i kësaj dite është të shtohet vetëdija rreth shkaktarëve të malaries, si dhe të mësohen mënyrat për ta ndaluar atë. Duke ditur që mushkonjat bartin me vete edhe virusin e rrezikshëm Zika, kjo ditë bëhet edhe më e rëndësishme, të kuptohet rëndësia dhe nevoja e shmangies së kontaktit me mushkonjat.