Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), në Ditën Botërore të Refugjatëve ka thënë se shqiptarët e dinë më së miri ndjenjën e largimit me forcë nga atdheu.
Haradinaj përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka shkruar se kjo ditë i rikujton përpjekjen okupatorit serb për spastrimin etnik duke deportuar me forcë miliona shqiparë nga Kosova gjatë Luftës Çlirimtare 1998-1999.
“Dita Botërore e Refugjatëve na rikujton përpjekjen e okupatorit serb për spastrimin etnik duke deportuar me forcë miliona shqiptarë nga Kosova gjatë Luftës Çlirimtare 1998-1999, por edhe deportimin e qindra mijëra të tjerë anekënd botës nga zonat e luftës.
Shqiptarët më së miri e dinë ndjenjën e largimit me forcë nga atdheu”, ka shkruar Haradinaj.
Gjithashtu Haradinaj ka shprehur falënderime ndaj të gjithë miqve kudo nëpër botë që strehuan familjet shqiptare në ditët më të vështira.