Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Dita e dytë e turit ballkanik, Rama e përmbyll me një darkë pune me Aleksandër Vuçiqin

Sot është dita e dytë e turit ballkanik të zhvilluar nga kryeministri Edi Rama në kuadër të përgatitjeve për Procesin e Berlinit.

Një ditë më parë Rama kreu takime në Maqedoninë e Veriut dhe në Kosovë, ndërsa sot do të jetë në Bosnjë-Hercegovinë, ku do të takohet me Borjana Kriston, kryetaren e Këshillit të Ministrave të Republikës së Bosnje dhe Hercegovinës. Më pas do të ketë një konferencë për shtyp.

Në Malin e Zi kreu i qeverisë, do të pritet në orën 13:45 nga kryeministri Dritan Abazoviq.

Po ashtu do të zhvillojë edhe një takim bilateral me presidentin e Malit të Zi Jakov Milatoviq, në orën 16:00.

Pas Malit të Zi, kreu i qeverisë shqiptare do të zhvillojë një takim ‘tete a tete’ më presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiq, në orën 19:30.

Në orën 20:00 pritet të ketë një konferencë me Vuçiq dhe vizitën do ta përmbyllë me një darkë pune më presidentin serb.