Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka uruar sot Ditën e Evropës.
Rama në Facebook tha se kjo ditë e gjen Shqipërinë më afër se kurrë ëndrrës së vjetër shqiptare.
“MIRËMËNGJES. dhe në këtë Ditë të Europës, e cila e gjen Shqipërinë më afër se kurrë ëndrrës së vjetër shqiptare me diellin që lind andej nga perëndon, ju uroj një ditë të mbarë”, tha Rama.
Ndryshe, sot shënohet 9 Maji – Dita e Evropës. Deklarata e 9 majit e vitit 1950 është koha kur u hodh hapi i parë drejt krijimit të asaj që sot njihet si Bashkimi Evropian../teve1.info./