Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Dita e nëntë e grevës së minatorëve në Trepçë

Sot ka hyrë në ditën e nëntë greva e minatorëve të Trepçës në minierën e Stan Tërgut. Të ngujuar në horizonitin e 10-të, për më shumë se një javë, 200 minator po kërkojnë përmbushjen e kërkesave të tyre sic janë: Ekzekutimi i pagave të bëhet nga data 6 deri në datën 10 të çdo muaji ; shkarkimi i menaxhmentit; sigurime shëndetësore dhe kushte më të mira të punës.

Por pos hallit që kanë me mosrealizimin e kërkesave të tyre minatorët tashmë janë të shqetësuar edhe me vendimin e Menaxhmentit të ndërrmarjes për suspendim të kryesisë së sindikatës e tyre. Menaxhmenti i Trepçës në anën tjetër, nuk i është përgjigjur RTK-së, në interesimin për të dhënë një përgjigje rreth kërkesave të minatorëve.

Greva e minatorëve të Trepçës ishte dje temë diskutimi edhe në Kuvendin e Kosovës. Anëtarët e Komisionit parlamentar për Ekonomi bashkë me minatorët diskutuan për orë të tëra për gjendjen e krijuar, por ky debat nuk prodhoi asgjë. Ata nuk arritën të pajtohen që ta miratojnë një rekomandim për Qeverinë, që t?i përmbushë në mënyrë urgjente kërkesat e minatorëve.

Krejt çka ndodhi në këtë takim ishin përplasjet e ashpra pozitë-opozitë në lidhje me gjendjen e krijuar në Trepçë, derisa nuk bënë punë as lutjet e sindikalistëve që të veprohet me urgjencë.

Brenda zyrës së Sindikatës së minatorëve të Trepçës, mbrëmë në orët e vona, është zhvilluar një takim mes kryesisë së sindikatës dhe disa deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje./rtk/