Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Dita e të Mbijetuarve të Dhunës Seksuale të luftës, Kurti: U dhunuan se ishin shqiptarë

 
   

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti bëri nderime te memoriali “Heroniat”, në Prishtinë.

Kjo për faktin që 14 prilli shënon Ditën Memoriale të të Mbijetuarve të Dhunës Seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Nderime bënë edhe ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, shefja e grupit parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila, e të mbijetuarat e dhunës seksuale, Vasfije Krasniqi-Goodman dhe Shyhrete Tahiri-Sylejmani.

Në fjalimin e tij, i pari i qeverisë tha se presidentja, Qeveria, Kuvendi, vet ai si kryeministër janë në mbrojtje të kësaj kategorie.

Ai iu bën thirrje edhe qytetarëve të Kosovës, të jenë pjesë e kësaj mbështetjeje, dhe ta thyejnë  stigmatizmin.

Më tutje Kurti thotë se, vajza e gra, burra e djem nuk u përdhunuan për shkak të emrit të tyre, a veçantive të tyre, por sepse ishin shqiptar.

“Sot është dita memoriale për viktimat dhe të mbijetuar e dhunës seksuale gra e vajza, djem e burra, rreth 20 mijë gjithsej që kane paguar çmimi të lartë fizik, psikike e emocional”, u shpreh Kurti

“Siç bën thirrje Vasfija e Shyhretja, ne nuk i harrojmë kurrë dhe gjithashtu angazhohemi e bëjmë thirrje për drejtësi”.

“Shyhrejta dhe Vasfija janë shembuj për mbarë kombin tonë për thyerjen e heshtjes së stigmatizmit”

“Ministria e Drejtësisë, Qeveria e Kosovës, Kuvendi, unë si kryeministër, presidentja, janë në krye të detyrës që kësaj kategoria ti ndihmojmë”.

“Iu bëjmë thirrje gjithë qytetarëve të Kosovës që ta mbështesin të këtë kategori”.

“Kjo dhunë nuk iu ka ndodhur për shkak të emrave të tyre të veçantë, apo fizikës, iu ndodhi sepse ishin shqiptarë”.

Fjalën e patën edhe të mbijetuar e dhunës seksuale, Vasfije Krasniqi-Goodman dhe Shyhrete Tahiri-Sylejmani.

“Unë sot jam shumë e fortë, jam shumë krenare, për shtetin tonë, me plotë besimin që e di që policia dhe ushtria nuk do të lejojnë më forcën serbe në Kosovë”, tha Krasniqi-Goodman.

Ndërsa Tahiri-Sylejmani bën thirrje që kjo të mos harrohet.

“Ju kisha lut të mos harroni faleminderit”.