Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Shëndetësia

Dita Ndërkombëtare për Mbrojtjen e Klimës

Derisa sot në shënohet Dita Ndërkombëtare për Mbrojtjen e Klimës, temperatura mbi sipërfaqen e tokës është rritur me një gradë që nga fillimi i industrializimit. Ky është rezultati i përllogaritjeve të kryera nga shërbimi meteorologjik britanik.

Nëse planeti do të vazhdojë të ngrohet, pasojat e ndryshimeve klimaterike do të arrijnë përmasa katastrofale, parashikojnë ekspertët e klimës.

Studiuesit mendojnë, se pasojat më të rënda të ndryshimit të klimës do të mund të shmangen, vetëm nëse Toka nuk do të ngrohet me më shumë se dy gradë. Ndryshe, marrëveshja e nënshkruar në vitin 2015 në Paris që udhëzon shtetet e Ballkanit Perëndimor që t’i rishikojnë strategjitë për energjinë mund të jetë edhe pjesë qenësore e angazhimit të këtyre shteteve drejt integrimit në Bashkimin Evropian.

Marrëveshja nuk është nënshkruar nga Kosova për shkak të statusit që ajo mban në raport me Organizatën e Kombeve të Bashkuara mirëpo është e paraparë që edhe Kosova të bëjë ndryshime në raport me planin energjetik për mbrojtjen e ambientit.

Në Kosovë nuk është paraparë ndonjë aktivitet për këtë qëllim.