Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Dita nis me mot të kthjellët, pasditja sjell vranësira të shpeshta. Si do të jenë temperaturat sot

Do të mbetemi nën ndikimin e motit të qëndrueshëm në Shqipëri, ku orët e paradites do të dominohen nga moti i kthjellët në bregdet dhe zonat e ulëta por më kthjellime dhe vranësira të shpeshta do të paraqiten zonat malore. Pjesa e dytë e ditës do të sjellë vranësira të shpeshta nëpër të gjithë territorin e vendit, ku më të theksuara do të jenë në skajin verior.

Parashikohet që moti të mbetet nën ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme edhe gjatë natës. Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në orët e mëngjesit por mesdita sjellë një rënie të lehtë të tyre duke luhatur vlerat ditore nga 0°C më e ulëta në zonat malore deri në 17°C më e larta në zonat bregdetare.

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 38 km/h nga drejtimi kryesisht Jugor duke gjeneruar në brigjet detare dallgëzim mbi 2 ballë.

Kosova

Pjesa e parë e ditës në Kosovë mbetet nën mbizotërimin e kthjellimeve dhe kalimeve të pakta të vranësirave, ku më të dukshme kthjellimet do të jenë në zonat perëndimore. Parashikohet që pas mesdite të ketë afrim gradual të masave ajrore të ngrohta drejt territorit të Kosovës, duke bërë që të kemi shtim të vranësirave të shpeshta në të gjithë vendin por nuk priten reshje. Temperaturat e ajrit do të pësojnë 2 gradë rritje në vlerat minimale por një rënie e lehtë pritet në vlerat maksimale duke u luhatur nga -1°C më e ulëta në zonat malore deri në 9°C më e larta në zonat perëndimore. Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi verior-veriperëndimor Por në mbrëmje pritet intensifikim i parametrit të erës.

Maqedonia e Veriut

Do të mbetet moti i kthjellët dominant në të gjithë MV por herë pas here priten kalime vranësirash të lehta nëpër të gjithë territorin e MV. Po ashtu gjatë të mërkurës do të ndryshojë edhe situata termike duke larguar vlerat negative nga pjesa më e madhe e MV por mbeten në temperaturën 0 gradë disa zona në Veri dhe Veriperëndim të MV duke bërë që të vijojnë të jenë prezente ngricat në akset rrugore. Temperaturat e ajrit do të pësojnë 2 gradë rritje në vlerat minimale por një rënie e lehtë pritet në vlerat maksimale duke u luhatur nga -1°C më e ulëta në zonat malore deri në 10°C më e larta në zonat Perëndimore dhe Jugperëndimore. Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi verior por gjatë natës forcohet deri në 50 km/h.

Europa

Europa veriore dhe vendet e Europës Lindore do të paraqiten nën mbizotërimin e masave ajrore të paqëndrueshme duke bërë që reshjet e dëborës dhe ngricat të jenë prezentë përgjatë gjithë-24 orëshit. Po ashtu vijon problematike situata në Britaninë e madhe si edhe disa zona qendrore të kontinentit me rrebeshe shiu si edhe mini-stuhi të forta ere ndërsa moti i kthjellët por relativisht i freskët do të mbizotërojë në Europën Jugperëndimore, Gadishullin e Ballkanit, brigjet e detit Egje dhe të Zi.