Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Horoskopi

“Ditë plot me projekte”/Ja çfarë thonë yjet për ju sot

Dashi

Ju po jetoni një fazë energjie të madhe dhe do të keni një qëndrim më pozitiv ndaj problemeve të jetës së përditshme. Gjërat do të përmirësohen edhe me partnerin/en. Me Saturnin në kundërshtim me shenjën tuaj, beqarët nuk do të kenë takime të frytshme. Faza e rëndësishme që po kaloni po ndikon në aspektin profesional. Së shpejti do të arrini qëllimet e dëshiruara.

Demi
Edhe pse Hëna në kundërshtim me ju, yjet janë aq të mira saqë sot pak do të jenë gjërat negative që mund t’ju ndodhin me të dashurin/ën. Beqarët nuk do mundin në asnjë mënyrë të shmangin emocionet e mëdha edhe pse ata do të përpiqen, disa do të jenë vendimtare për jetën e tyre. Është një kohë e mirë për të zgjidhur disa çështje ligjore ose çështje gjyqësore që keni zvarritur për një kohë të gjatë.

Binjakët

Shumë Binjakë nuk do të jenë të lirë nga shqetësimet, por do të jetojnë gjithashtu aventurat dhe emocionet e reja që jeta do të dëshirojë t’i japë sot. Zemrat e vetmuara mund të lidhen përsëri me një person të rëndësishëm me të cilin i kishit ndërprerë marrëdhëniet në të kaluarën. Vendosen në vend çështje të ndryshme të punës. Disa prej jush do të fillojnë me projekte të reja dhe me shumë ide.

Gaforrja

Nëse do të rregullosh një marrëdhënie, të fillosh një histori që ke ndërprerë, do të keni rrugën të pastër nga yjet. Gjeni kohë për t’i kushtuar vetes dhe ndjenjave! Për beqarët do të jetë një ditë plot me projekte dhe premtime të reja! Ju jeni të aftë dhe keni rikuperuar rënien fizike në punë, por angazhimet janë të ngutshme dhe ju duhet të lëvizni.

Luani

Melankolia ju bën të ndiheni vetëm. Ndjeheni të zhgënjyer nga i dashuri/a apo është vetëm ndryshimi i temperaturës? Bëni gjithçka me qetësi dhe shijoni mundësitë e mira në dashuri. Beqarët sot do të duhet të merren me njerëz që nuk i kuptojnë. Qëndrueshmëri në investime. Mbani sytë hapur lidhur me çdo projekt tuajin.

Virgjëresha

Do të jetë një ditë shumë e favorshme, dashuria shkon mirë dhe madje edhe miqësitë. Zemra dhe mendja sot pajtohen plotësisht. Nëse jeni vetëm, së shpejti do të keni mundësi të keni takime të mrekullueshme dhe shumë prej jush do të bien në dashuri seriozisht. Ju jeni duke kryer aktivitetet tuaja me saktësi të madhe. Mundohuni të kultivoni miqësi të dobishme edhe për jetën profesionale.

Peshorja

Pasiguria dhe dyshimet kthehen në zemrën tuaj sot, edhe yjet nuk do jenë shumë të favorshme për ju. Qielli ju këshillon të jeni të kujdesshëm sidomos në marrëdhëniet me partnerin/en. Zemrat e vetmuara do të marrin një lajm të mirë që do t’i bëjë ata të lumtur. Projektet e reja duhet të menaxhohen më mirë për të shkuar përpara.

Akrepi

Kjo është një periudhë shumë e rëndësishme dhe ju do të duhet të përballeni me shumë vendime që ju kanë lënë disi të hutuar. Ndoshta keni kuptuar se marrëdhënia me partnerin/en po ndryshon. Beqarët do të jenë të lumtur për të filluar një njohje të re me një person interesant. Mundësi të reja për të treguar aftësitë tuaja. Mos u ndalni në humbjet e para.

Shigjetari

Ditë e nënshtruar lehtë, do të duhet të marrësh vendime që mund të dallohen me mendimet e atyre që janë pranë jush. Krahasoni veten me partnerin/en. Beqarët do të jenë të angazhuar në planifikimin se çfarë do të bëjnë në lidhje me një fundjavë për ta kaluar me miqtë. Kohë interesante për punën, do të keni perspektiva të reja për tu referuar dhe sigurisht nuk do të hiqni dorë.

Bricjapi

Sot yjet me siguri do të jenë më mirë se disa ditë më parë, por jeta juaj private nuk është ende e qartë. Mos e mbani gjithçka brenda, besojini sekretet tuaja personit të zemrës. Beqarët do të duhet të heqin dorë nëse dikush u ka kthyer kurrizin, ndryshoni rrugën tuaj! Është një ditë e kontrasteve të mëdha, por mund të ketë implikime pozitive dhe të ndryshojë pozicionin tuaj.

Ujori

Yjet premtojnë një fundjavë të qetë dhe tashmë po përgatiteni të shkëputeni me mendje dhe zemër nga rutina e përditshmërisë! Disa beqarë janë gati për t’u përballur me një ndryshim në jetën e tyre. Fati ju rezervon gjëra të mëdha! Një ditë e kënaqshme në punë, së shpejti do të keni lavdërim nga eprorët. Transferime në horizont.

Peshqit

Ditë e shkëlqyeshme nga pikëpamja sentimentale, qielli këtë të premte është edhe më i bukur dhe do të jetoni ndjenja intime me partnerin/en. Projekte të rëndësishme vijnë së shpejti. Beqarët të bëhen miq me disa nga shenjat e Gaforres, por ka një Akrep që do i shkeli syrin! Sot ju mund të merrni një konfirmim në punë, varet nga ju çfarë do zgjidhni. Së fundi ju do të jeni mjeshtër i fatit tuaj.