Avokati Tomë Gashi komentoi në një intervistë për Euronews Albania deklaratat e babait të Naim Murselit se familja e Liridona Ademajt kërkon gjakmarrje për vrasjen e vajzës së tyre.
Sipas tij, këto deklarata duken më shumë hamendësime të mediave për të shtuar klikimet.
Gashi u shpreh se lidhur me këtë rast duhet besuar familja e Liridonës të cilët kanë deklaruar se do ja lënë gjithçka në dorë drejtësisë.
“Mendoj që këto janë hamendësime dhe përveç rastit shumë tragjik një pjesë e mediave e kanë shfrytëzuar këtë rast për publicitet. Ne duhet t’i besojmë familjes së Liridonës, që kanë thënë që këtë çështje do ta lënë në duar të drejtësisë. Edhe babai i Naimit është më fëmijët e tij dhe ajo që e bën më të rëndë situatën janë këta fëmijë që kanë vetëm shtetësi suedeze dhe sipas mediave thuhet se tashmë ata janë marrë nën kujdestarinë e shtetit suedez. Për mua motivi i vërtetë i vrasjes së Liridonës nuk do mësohet kurrë”, tha Gashi.