Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Ditmir Bushati: BE po përkëdhel Serbinë! Biznes me Rusinë

 
   

Ish-ministri i Jashtëm i Shqipërisë Ditmir Bushati ishte këtë të mërkurë i ftuar në një lidhje direkte për “Now me Erla Mëhillin” ku foli për samitin e mbajtur këtë të mërkurë në Tiranë, por edhe për situatën ku ndodhet rajoni i Ballkanit Perëndimor.

Sipas tij politika që BVashkimi europian po ndjek me Serbinë është një politikë përkëdhelëse, ndërsa ky shtet vepron si sateliti i Rusisë në Ballkan duke sjell rrezikun më të madh për rajonin.

“Duhet ta themi troç, në radhë të parë kemi një politikë ledhatuese të Bashkimit Europian, por jo vetëm, ndaj Serbisë e cila na ka sjellë në këtë situatë. Është një dështim i përsëritur.

Zoti Mediu përmendi Krimenë, unë kam qenë në detyrë në atë periudhë dhe mund të them se një pjesë e mirë  e ministrave të jashtëm të vendeve të BE-së dhe të NATO-s nën zë pas takimeve thonin “Krimeja iku, nuk kemi çfarë të bëjmë” dhe kjo nuk e pengoi as Gjermaninë e Merkel as SHBA-në e Obamës dhe të tjerë, për të vazhduar bizneset me Rusinë.

Në një mikrorajon siç është Europa Juglindore apo Ballkani Perëndimor, na takon që të jemi të kthjellët, më shumë se sa të merremi me tekstin e një deklarate, duhet të adresojmë rrezikun kryesor. Unë vazhdoj të mendoj se rreziku kryesor i rajonit tonë është sateliti i Rusisë, Serbia”,-tha Ditmir Bushati.