Policia e Kosovës sot ka shënuar 25 vjetorin e themelimit të saj. Ky përvjetor u shënua me një sërë aktivitetesh të ndryshme, përfshirë edhe ato policore.
Aktivitetet u mbajtën në sheshin ‘Zahir Pajaziti’ në Prishtinë, në të cilën morën pjesë fëmijë të moshave të ndryshme e fëmijë të policëve të rënë në detyrë.
Fëmijët kanë marshuar së bashku me njësi të ndryshme të Policisë nga sheshi “Ibrahim Rugova” deri te sheshi “Zahir Pajaziti”.
Marshit të tyre iu priu djali i heorit kombëtar, rreshterit Afrim Bunjaku i cili u vra në krye të detyrës në Banjskë të Zveçanit.