Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

“Djali i drejtorit socialist në Berat dhunoi Sarën”, Berisha publikon letrën e të resë: Tonasi më kërcënon çdo ditë, shteti po e mbron

Ish-kryeministri, Sali Berisha, ka bërë publik rastin e dhunës ndaj Sara Zotos, e cila ka denoncuar djalin e drejtorit socialist të konviktit në Berat (Tonas Kostandin Ngofo).

Në mesazhin që e reja i ka shkruar Berishës, thotë se policia nuk ka ndërmarrë asnjë masë për dhunën që është ushtruar ndaj saj dhe se ka dhënë deklaratë të rreme për të mbyllur çëhshtjen.

Ajo pretendon se prokurori ka mbyllur çështjen me një deklaratë të rreme që ka dhënë Tonasi dhe jo me faktet që ajo ka.

Më tej e reja thotë se ka prova për dhunën që djali i drejtorit socialist ka ushtruar ndaj saj.

“Tonasi vjen dhe më kërcënon çdo ditë, qëndron përpara punës time përpara shtëpis time me shumë djem të tjerë”, shkruan e reja.