Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Djali i Kadri Veselit viziton babain në Hagë dhe ish krerët e tjerë të UÇK-së

 
   

Klestor Veseli, biri i ish kryetarit të Kuvendit dhe PDK ka qëndruar dje në Hagë.

Ai së bashku me Altin Rexhepin kanë vizituar çlirmtarët që po bahen në gjykatën e Hagës në shtetin holandez.

Rexhepi përmes një postimi ka përshkruar ish udhëheqësit e UÇK-së si figurat kryesore që janë duke e mbrojtur luftën e pastërt të popullit dhe Pavarësinë e Kosovës.

Postimi i plotë:

DIELLI DO TË LINDË PËRSËRI!

Dje dhe sot pata nderin dhe kënaqësinë të takoj dy heronjë të Kosovës,heronjë të luftës e të paqes,bashkëluftetarë të babit,z.Kadri Veseli dhe z.Rexhep Selimi.

Çfarë emocione t’i takoj pas disa vitesh,e dukej sikur koha ska kaluar.

Në sytë e tyre pashë shpresën se e drejta nuk humbet kurrë,nga fjalët e tyre kuptova se dashuria për atdhe e kalit njeriun në format më të bukura.

Ata së bashku me Hashim Thaçin, Jakup Krasniqin e me shokë janë duke e mbrojtur luftën e pastërt të UÇK-së dhe Pavarësinë e Kosovës!

Do të dalin fitimtarë edhe në këtë betejë!

Shpresoj që takimin e ardhshëm ta kemi në rrethana të tjera dhe në Kosovën tonë të bukur!