Djali i zyrtarit policor në Prizren, Halim Hamiti, i cili është përfshirë në një incident në korrik të vitit të kaluar, por që shpëtoi nga ndjekja penale pasi u intervistua si dëshmitar, ka vendosur të ndjekë rrugën e babait.
Rion Hamiti ka aplikuar për t’u bërë pjesë e Policisë së Kosovës dhe tashmë i kanë mbetur vetëm edhe dy teste për t’i kaluar.
Rion Hamiti ka filluar të hënën trajnimin në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike në Vushtrri, për çka ka përfunduar procedurat e nevojshme.
Por, prindi i tij, polici Hamiti, pasi u kontaktua lidhur me rastin në të cilin është përfshirë Rioni, tha se i kanë mbetur edhe dy teste.
“Ende nuk ka filluar, veçse i ka përfunduar procedurat. Tash e ka vetëm testin mjekësor dhe testin psiqik”.