Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Aktuale

Djali në Shtërpcë rrah nënën, gjatë arrestimin e sulmon edhe policin

Një nënë në Shtërpcë ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga djali i saj, që ishte nën ndikmin e alkoolit.

I dyshuari gjatë arrestimit ka sulmuar fizikisht njërin prej policëve.

“DHUNË NË FAMILJE & SULM NDAJ PERSONIT ZYRTAR- Shtërpcë / 24.02.2024-01:00. Viktima f/s, ka pranuar tretman mjekësor pasi që e njëjta ishte sulmuar fizikisht nga djali i saj i dyshuari mashkull nën ndikim të alkoolit, i cili kishte demoluar- thyer disa orendi shtëpiake. I dyshuari gjatë arrestit duke mos respektuar urdhëratë e zyrtarëve policor e ka sulmuar fizikisht njërin prej zyrtarëve policor. Me vendim të prokurorit, i njëjti pas intervistimit është dërguar në mbajtje.”