Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

“Djali nuk u kthye gjallë!”- 24-vjeçari ndërroi jetë në gurore, flet nëna: Babai e braktisi kur ishte i vogël, jetojmë në kushte të vështira

Disa ditë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Brataj të Vlorës, ku 24-vjeçari Jurgen Veshi ka ndërruar jetë gjatë punës në gurore, të afërmit e të riut të ndjerë kanë folur për mediat lidhur me ngjarjen tragjike.

Nëna e Jurgenit tha për emisionin Me zemër të hapur në News 24, të moderatores Evis Ahmeti, se djali i saj është rritur pa baba, pasi ky i fundit e ka braktisur kur 24-vjeçari ishte fëmijë.

Ajo tha se jetojnë në ambiente spitalore, dhe se ndodheshin në gjendje të vështirë ekonomike.

“Ne duam të dimë të vërtetën për vdekjen e djalit tim”, është shprehur ajo mes lotësh.

Nëna e Jurgenit: Djali punonte 7 ditë të javës. Babai e ka braktisur Jurgenin. Te njerëzit e mi janë rritur. Derisa erdha në fshatin Brataj kur jam martuar për herë të dytë këtu në fshatin Brataj. Jetojmë në ambientet e një spitali në kushte tepër të vështira ekonomike dhe dilte në punë që të na ushqente. Jurgeni punonte vetëm dhe na ushqente të gjithëve.

E nisa atë ditë si zakonisht në punë djalin. Atë ditë e pashë që u vonua djali. U bëmë merak. Nisej në 6:30 dhe kthehej në 15:30 minuta. Atë ditë mora lajmin se djali nuk u kthye gjallë. Vdiq në gurore në mal. Gjatë ditës nuk flisnim me djalin, sepse ishte në punë dhe nuk donim ta bezdisnim. Ne duam të dimë të vërtetën për vdekjen e djalit tim.