Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Dje varrosi gruan, dy fëmijët dhe nipin e tij, gazetari i Al Jazeera rikthehet në punë: Duhet të vazhdoj të informoj botën

Një gazetar i Al Jazeera u kthye sot në punë duke raportuar nga Gaza, vetëm një ditë pasi anëtarët e familjes së tij u vranë në një sulm ajror izraelit në një kamp refugjatësh palestinezë.

Në një video të postuar nga AJ+, Wael Dahdouh tha se ishte “detyrë” e tij që të kthehej shpejt në punë pavarësisht humbjes së disa anëtarëve të familjes.

“Ishte detyra ime të kthehesha në punë sa më shpejt që të ishte e mundur, pavarësisht gjithçkaje” tha shefi i zyrës së Al Jazeera në Gaza. Wael al-Dahdouh shpjegoi pse u kthye në punë një ditë pasi familja e tij u vra në një sulm ajror izraelit që synonte shtëpinë e tyre.

“Siç mund ta shihni, të shtënat vazhdojnë kudo,” tha shefi i zyrës së Gazës, duke treguar tymin nga një sulm ajror në sfond. Sulmet ajrore dhe granatimet vazhdojnë të pandërprera.

Të mërkurën, një sulm ajror izraelit goditi kampin e refugjatëve Nusseirat në Rripin qendror të Gazës, duke vrarë disa palestinezë – mes tyre gruan e tij 44-vjeçare Amna, djalin 16-vjeçar Mahmoud, vajzën 7-vjeçare Sam dhe nipin Adam. Tetë anëtarë të tjerë të familjes u vranë gjithashtu, duke përfshirë vajzën e kushëririt të tij, Hadeer, dhe katër fëmijët e saj.