Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

“Do bëj VETËGJYQËSI!”/ Ulja e dënimit për fisin Rraja, flet Jashar Maja: A po luajnë film me mua?

Prokuroria e Tiranës ka dalë në konkluzionin se dhuna e ushtruar ndaj dy anëtarëve të fisit Maja nga anëtarë të fisit Rraja, nuk u ka rrezikuar jetën, edhe pse kanë pasur thyerje kockash në kokë e trup.

Prokuroria ka kërkuar që të ndryshohet akuza për anëtarët e fisit Rraja, familjarë të ish-deputetit të PS, Rrahman Rraja, duke e kthyer nga “plagosje të rëndë me dashje, në bashkëpunim”, në “plagosje të lehtë me dashje”.

Prokuroria u kërkon viktimave të dhunës që të ushtrojnë ankim, ose në të kundërt nuk mund të vazhdohet me ndjekjen penale ndaj autorëve.

Jashar Maja i cili është dhunuar ka folur për “Shqipëria Live”, thotë se është në gjendje të rëndë shëndetësore dhe se tashmë nuk është i aftë as të punojë.

“Kushëriri Bilibili do shkojë për ndërhyrje në Itali. Ka pas ndërhyrje në kokë, i është çarë kafka e kokës, të shkohësh grafitë habitesh. E ato thonë është goditje e lehtë. Nuk jam aspak dakord me këtë ekspertizë që kanë bo ata.

Ku të ankohem moj motër?! Nuk ka shtet këtu, janë 10 veta aty me armë, aty shkruajnë se “dyshohet se janë lodër”. Ça jam unë, po luajnë film me mua? Unë s’kam ku të ankohem, s’kam besim, atëherë më detyron shteti të bëj vetëgjyqësi. Se s’ka shtet”, tha Jashar Maja për “Shqipëria Live” ditën e sotme.