
Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja e rëndë që ndodhi dje në Tiranë, ku një efektive policie i ka dhënë fund jetës.
Efektivja Aldorjana Loshi dhe ishte vetëm 21 vjeç, teksa mësohet se në rrjetet sociale ajo shkruante se babai është dashuria e parë e një vajze dhe se do e gjej forcën në dhimbje.
“Babai është dashuria e parë e çdo vajze. Do e gjeje forcën në dhimbje“, shkruante efektivja.
Në momentin që kreu aktin, e reja ndodhej vetëm në banesë në zonën e Ali Demit, ndërkohë që detyrën e saj e ushtronte në komisariatin numër 5 në Kamëz.
Bëhet me dije se pas të shtënave, kanë ndërhyrë zjarrfikësit, të cilët me forcë kanë hapur derën dhe kanë bërë të mundur të futën në skenën e krimit.