Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

“Do jepja një provim në gjuhën shqipe”, flet i mbijetuari në Pragë: Agresori erdhi te dera me armë

Ministri i Brendshëm i Çekisë, Vit Rakusan, ka thënë të premten se policia i ka identifikuar 13 personat e vrarë nga një student i armatosur të enjten në Pragë, dhe se nuk ka të huaj në mesin e tyre.

Më shumë se 20 persona të tjerë u plagosën në njërin prej sulmeve më të rënda masive në historinë e Republikës së Çekisë.

I mbijetuari i sulmit ka dhënë një intervistë për Euronews Albania ku ka treguar tmerrin që ka parë me sy.

Ai theksoi se do të jepte në provim në gjuhën shqipe në momentin që ndodhi ngjarja, ndërkohë shtoi se klasa ishte shpëtimi i tyre pasi arritën të fshiheshin së bashku me profesorin në momentin që kanë dëgjuar të shtëna.

“Kam pasur një provim në gjuhën shqipe. Shkova në fakultet dhe pas 10 minutash dëgjova zhurmën. Profesori im u përpoq të mbyllte derën por nuk ia doli. Pas 5 minutash unë arrita të mbyllja derën dhe arrita të krijoja një barrikadë. Pas disa minutash dikush tentoi të hapte derën, mendoj se ka qenë dikush me armë. Unë dhe profesori im u fshehëm nën tavolinë. Isha përgatitur për çdo gjë. Kisha shumë frikë. Pashë shumë gjak në çdo kat. Ishte si një film horror”-theksoi ai.