Ish-banori i “Big Brother VIP”, Endrik Beba së fundmi ka qenë i ftuar në emisionin “Big Brother Radio”, ku ndër të tjera ka analizuar edhe lojën e konkurrentëve.
Këngëtari nuk la pa përmendur as romancën e Romeo Veshaj me Heidi Baçin, për të cilën u shpreh se aktori do më shumë Meriton Mjekiqin sesa Heidin.
Ai tha se gjatë gjithë qëndrimit të tij në shtëpi nuk e ka ndjerë energjinë e dashurisë së ish-çiftit, duke shtuar se aktori me strategjinë e tij ka një rol dytësor për dikë.
“Më shumë duhen Meritoni me Romeon sesa Romeo me Heidin. Unë isha në atë shtëpinë dhe nuk e ndjeva energjinë dhe dashurinë e Romeos me Heidin… Romeos i duhet një krah i djathtë, ka qenë Lisi, Bardhi, Heidi. Me strategjinë e tij e ka një rol dytësor për dikë”- tha Endriku.