Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

“Do përdoren xhihadistë”- vjen paralajmërimi i fortë nga Spahiu: Serbia s’do sulmojë në veri, por jug

 
   

Analisti Nexhmedin Spahiu, deklaroi në emisionin “Review” në Euronews Albania, se sulmi i ardhshëm që po planifikon Serbia në Kosovë nuk do të jetë nga veriu, por nga jugu i vendit.

Spahiu tha se do të përdoren elementë të islamit radikalë për të goditur KFOR-in ose serbët në jug dhe për t’ia lënë më pas fajin Kosovës.

Gjithashtu ai tha se trupat serbe mund të kamuflohen dhe si nacionalistë shqiptarë që mbështesin “Shqipërinë e Madhe” dhe do të sulmojnë vetë serbët, për t’i lënë fajin Kosovës në opinionin ndërkombëtarë.

“Siguria e Kosovës nuk rrezikohet nga BE, por nga Serbia ndaj ne na duhet paqja në këtë aspekt. Edhe diçka desha të them në lidhje me atë që tha Janiç, në lidhje me grupet xhihadiste islamike. Unë e kam thënë disa herë që sulmi I ardhshëm i pritshëm i Serbisë, nuk do jetë më në veri por do jetë në jug. Dhe për këtë ka dy mënyra, përmes organizatave fantazmë. Ose përmes organizatave të islamistëve radikalë, duke sulmuar KFOR-in dhe serbët dhe për t’ia lënë fajin dhe përgjegjësinë Kosovës. Ose me ndonjë organizatë fantazmë “shqiptaro-madhe” me nacionalizëm shqiptar, e cila do ta bënte këtë gjë. Këtë gjë do ta bënin serbët por do t’ia linin fajin shqiptarëve”, tha ai.