Analisti Nexhmedin Spahiu, deklaroi në emisionin “Review”, se sulmi i ardhshëm që po planifikon Serbia në Kosovë nuk do të jetë nga veriu, por nga jugu i vendit.
Spahiu tha se do të përdoren elementë të islamit radikalë për të goditur KFOR-in ose serbët në jug dhe për t’ia lënë më pas fajin Kosovës.
Gjithashtu ai tha se trupat serbe mund të kamuflohen dhe si nacionalistë shqiptarë që mbështesin “Shqipërinë e Madhe” dhe do të sulmojnë vetë serbët, për t’i lënë fajin Kosovës në opinionin ndërkombëtarë.
“Siguria e Kosovës nuk rrezikohet nga BE, por nga Serbia ndaj ne na duhet paqja në këtë aspekt. Edhe diçka desha të them në lidhje me atë që tha Janiç, në lidhje me grupet xhihadiste islamike. Unë e kam thënë disa herë që sulmi I ardhshëm i pritshëm i Serbisë, nuk do jetë më në veri por do jetë në jug. Dhe për këtë ka dy mënyra, përmes organizatave fantazmë. Ose përmes organizatave të islamistëve radikalë, duke sulmuar KFOR-in dhe serbët dhe për t’ia lënë fajin dhe përgjegjësinë Kosovës. Ose me ndonjë organizatë fantazmë “shqiptaro-madhe” me nacionalizëm shqiptar, e cila do ta bënte këtë gjë. Këtë gjë do ta bënin serbët por do t’ia linin fajin shqiptarëve”, tha ai.
Çfarë tha analisti Dusan Janiç në Euronews Albania në lidhje me incidentet që mund të ndodhin në rajon?
Ne jemi dëshmitarë të një metodologjie të gabuar të përsëritur, patëm dhe një deklaratë të liderëve evropianë dhe ata duan të inkurajojnë Kurtn dhe Vuçiçin të implementojnë marrëveshjet. Ata po bëjnë thirrje që të diskutohet akoma drafti i propozuar. Presidenti Vuçiç e ka bërë të qartë se çdo gjë mund të vihet në tavolinë përveç njohjes së Kosovës. Lajm i mirë është puna që delegacionet e Britanisë dhe BE po bëjnë që të çmilitarizohet situata dhe tensionet të ulen. Për sa i përket Vuçiç ai është duke bërë të njëjtën gjë dhe duke implementuar të njëjtin strategji si Kurti. Vuçiç vazhdon me të njëjtën retorikë që thotë se nuk do ta njohë Kosovën.
Tani çështja është si do reagojë Vuçiç dhe opinion publik në Serbi sidomos pas sulmit terrorist në Banjskë. Tani çështja është që Vuçiç do të vazhdojë në bisedime për të arritur në një zgjidhje paqësore apo do të vijohet me destabilizim dhe një përplasje të armatosur.
Shpresoj që menaxhimi këtij konflikti të jetë në duart e ndërkombëtarëve.
Konfikti mund të mos jetë domosdoshmërisht mes Serbisë dhe Kosovës, por mund të kemi një seri incidentesh. Ne pamë qartësisht që sulmi në Banjskë u bë nga paramilitarë serbë, por dhe në manastirin e Zveçanit kemi parë xhihadistë islamikë, ashtu sikurse dihet ndikimi rus dhe prania e Wagner, ndaj në këtë aspekt është mirë që menaxhimi i konflikteve të bëhet nga ndërkombëtarët.