Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Do prodhojmë armë për Ukrainën? Eksperti Karamuço zbardh prapaskenat e bujshme: Rusët e dinin planin e Shqipërisë, erdhën në Uzinën e Gramshit për…

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço thotë se rusët që tentuan të hynin në Uzinën e Gramshit një vit më parë, ishin dërguar për të marrë informacione dhe për t’ia dërguar organeve inteligjente ruse.

Në një intervistë për “Tirana Live”, Karamuço u shpreh se ata do të tregonin se çfarë kapacitetesh mund të vihen në ripërdorim nga ana e Shqipërisë.

“Edhe vizita e atyre tre personave që u kapën në Gramsh, unë e kam thënë në atë kohë, që ata erdhën për të parë dhe për të dërguar informacione në organet inteligjente ruse, se çfarë kapacitetesh mund të vihen në ripërdorim nga ana e Shqipërisë.

Rusët erdhen në Shqipëri për të parë nga afër çfarë bazash dhe teknologjie ne mund të rivëmë nëfunksjon. Pavarësisht se si do të trajtohet kjo çeshtje, ata kanë ardhur për këtë qëllim. Pas një viti ne marrim vesh se Shqipëria ka një plan të tillë dhe ky plan është ditur nga agjencitë inteligjente ruse. Në momentin që Shqipëria fuqwizohet, prodhon predha, armë, në bashkëpunim me NATO-n dhe në ndihmë për Ukrainën, Rusia nuk do të rrijë e qetë. Ata na e kanë dhënë një paralajmërim për këtë. Ne kemi dy uzina mekanike, e Poliçanit dhe Gramshit, nga 1962 kane prodhura arne, automatike, mina”, theksoi ai.