Report Tv zbardh një tjetër pjesë nga dosja e videoskandalit seksual në zyrën e bashkisë së Kukësit mes Safet Gjicit dhe Alma K. Në dosje tregohet një incident, më datë 09.06.2023 kur Safet Gjici është betuar si kryebashkiak i Kukësit dhe është mbajtur mbledhja e parë e këshillit bashkiak.
Në këtë mbledhje, këshilltari Astrit Cengu ka marrë fjalën dhe me tone të ashpra, në dosje thuhet se i është drejtuar kryetarit Gjici duke tundur telefonin që kishte në dorë dhe deklaronte se Gjici edhe pak kohë do të qëndronte në detyrë për shkak të një video që do bëhej publike dhe që do të trondiste të gjithë vendin.
“Me date 09.06.2023, ditën e betimit te Kryetarit te Bashkisë Kukës ndodheshin ne Pallatin e Kulturës ne Kukës ku është mbajtur mbledhja e pare e Këshillit Bashkiak. Ne përfundim te votimeve për anëtaret e këshillit te qarkut, mori fjalën shtetasi Astrit Cengu dhe me tone te ashpra duke iu drejtuar kryetarit Gjici dhe duke tundur telefonin qe kishte ne dore deklaronte se ky i fundit edhe pak kohe do të qëndronte ne detyre per shkak te nje video qe do behej publike dhe qe do te trondiste te gjithe vendin.
Nder te tjera deklaruesi shton se eshte vene ne dijeni per përmbajtjen e videos vetëm ditën e publikimit neper media pra me date 16.06.2023. Ne ate moment ai e ka kuptuar se cilet ishin personat e perfshire ne video dhe ka bere lidhjen me shtetasen Alma K. te cilen e kishte takuar ne zyren e kryetarit per projektin e kafsheve te pastreha. Gjithashtu Gjana deklaron se ne ditet ne vijim pas takimit me Alma K. ai ka tentuar te vihet ne kontakt telefonik me te dhe ka insistuar qe kjo e fundit t’i dergonte me e-mail projektin e kafsheve te pastreha. Vetem pas ketyre tentativave qe nuk gjenin pergjigje tek Alma K. ai ka krijuar bindjen se ideja e projektit mund te ishte nje tentative mashtrimi dhe se kjo shtetase nuk ishte serioze dhe per kete ka biseduar edhe me kryetarin Gjici i cili i ka sugjeruar qe te vihet ne kontakt edhe fizikisht me shtetasen Alma K. per te kuptuar nese kishte realizuar ndonje video ne zyren e Bashkise diten e takimit. Ai gjithashtu shton se eshte vene ne dijeni se Safet Gjici dhe Alma K. jane takuar edhe nje here tjeter ne zyre perpara dates 06.06.2023”, thuhet në dosje.