Kryetari i Zubin Potokut, Izmir Zeqiri njofton se është kërcënuar me jetë dy herë brenda tre muajve të fundit.
Siç thekson Zeqiri, kërcënimi i është bërë nga një person me emrin Stefan Markov i cili paraqitet të jetë “oficer i MUP-it të Serbisë i angazhuar në Kosovë”
“NJOFTIM: Jam duke u kërcënuar dy herë brenda tre muajve të fundit nga i njëjti profil i një terroristi që paraqitet të jetë një Oficer i MUP-it të Serbisë i angazhuar në R.Kosovës. Herën e parë me 31 Maj. Dhe tani me 2 Shtator Përgjigjja e ime është: Këtu jam dhe këtu do të jem Dem Baba Dem”, shkruan Zeqiri.
Reagimi i tij vjen pasi një person me një profil me emrin Stefan Markov ka kërcënuar Zeqirin me fjalë të rënda.
“Do të marrësh plumbin, edhe pak, kush të ftoi në festimin e maturës, o bandë terroriste okupatore, e kam mbajtur mirë në mend turirin tënd”, janë mesazhet që ka pranuar kryetari.
I njëjti profil i ka dërguar edhe fotografi ku shihet heroi kombëtar Adem Jashari pak momente pas vrasjes.