Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

“Do ta nxjerr Vuçiqin nga m*ti”, Basha ‘shpërthen’ keq ndaj Lajçakut – kërkohet dorëheqja e tij

 
   

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha ka raguar ashpër pas takimit të mbajtur në Bruksel.

Ai në një postim në Facebook kritikoi ashpër Lajçakun dhe qasjen e tij ndaj Kurtit dhe Vuçiqit.

Basha në një postim në Facebook shkroi se Lajçku po do ta nxjerr presidentin serb nga mut* që është futur me Rusinë, kështu po tenton ta ndëshkojë Kosovën.

“Lajçaku është shëndrru në zëdhënës të Serbisë, dhe po don që ta nxerr Vuçiqin nga mut* që është futur me Rusinë, dhe kërkon që faturën ta paguaj Kosova!

Kryeministri nuk i ka borxh Lajçakut e as Borellit, dhe është në Bruksel m’i mbrojtë interesat e qytetarëve të Kosovës, jo t’i paguaj faturat e Vuçiqit! Ka kalu koha kur keni marr gjithçka e s’keni respektu asgjë”, shkroi ndër të tjera deputeti i LVV-së, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë

Kryeministri propozon planin zbatues për implementimin e komplet marrëveshjes 11 pikëshe, ku përfshihen të gjitha marrëveshjet Kosove-Serbi!

Vuçiqi nuk ka asnjë propozim, por ka marrëveshje me Lajçakun!

Lajçaku propozon një dokument 6 muaj të vjetër, që kushtëzon Kosovën që ta themeloj Asociacionin, e pastaj të mendohet për pjesën tjetër! Themelo Asociacionin, pastaj flasim!

Lajçaku është shndërruar në zëdhënës të Serbisë, dhe po do që ta nxjerr Vuçiqin nga mut* që është futur me Rusinë, dhe kërkon që faturën ta paguaj Kosova!

Kryeministri nuk i ka borxh Lajçakut e as Borellit, dhe është në Bruksel m’i mbrojtë interesat e qytetarëve të Kosovës, jo t’i paguaj faturat e Vuçiqit! Ka kalu koha kur keni marr gjithçka e s’keni respektu asgjë!

Tani është koha që Lajçaku me dhënë dorëheqje, sepse me dijen time ai është me ndërmjetësu e lehtësu dialogun, jo me ia ba argatin Vuçiqit!