Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

“Do të çoj te ai, se jep 200 euro” – Zbulohen bisedat mes vajzave shqiptare

Të tjera detaje dalin në dritë nga zbulimi i rrjetit të prostitucionit në Greqi, ku 7 vajza të mitura, 5 prej tyre shqiptare, shfrytëzoheshin nga 4 tutorë.

Në krye të këtij rrjeti ishte një 25-vjeçare e cila ‘fuste’ në grackë të miturat duke i joshur me paratë që do të fitonin, nga 100 deri në 200 euro, dhe më pas u gjente dhe i lidhte me klientët.

Ka qenë njëra prej motrave të vajzave që ka gjetur në telefonin e saj një mesazh me një burrë, i cili i kërkonte që të takoheshin në një hotel në zonën e Gazit, dhe më pas do t’i jepte para.

Pas ndërhyrjes së policisë, katër tutorët ranë në pranga, ndërsa të miturat u morën në mbrojtje. Ndërkohë mediat greke kanë bërë publike dhe disa nga mesazhet që njëra nga të miturat shkëmbente me tutoren 25-vjeçare.

25-vjeçarja: Ka mbaruar ajo punë, do të marrësh lekë. Lëre atë se është budalla. Po ashtu do të të rregulloj atë tjetrin që jep 200 euro.

E mitura: Pse?

25-vjeçarja: Ai jep më shumë

Po ashtu është zbuluar edhe një tjetër bisedë, ku njëra nga vajzat e mitura flet me një klient, duke i thënë se ajo ende nuk ka mbushur 18 vjeç, por ai i thotë se nuk është problem, madje e pyet edhe nëse do të konsumojë kokainë.

E mitura: Hej, më dëgjo, të thashë që jam 17. Nuk jam ende 18 vjeç

Klienti: Epo, edhe sikur të ishe 16 vjeç, nuk do të kisha problem. në fakt jam pak i acaruar që me kë bërë bllok… a pi? A të të sjell ndonjë gjë?

E mitura: Jo, nuk pi

Klienti: OK, kam vetëm të zezë por kam edhe kokainë për vazjat që duan. Sot do të shkosh herët në shtëpi, çfarë ka?

E mitura: Ku të shkojmë? Nuk kemi para për taksi.

Klienti: Ku jeni tani?

E mitura: Gazi.

Klienti: OK, ikim Gazi, shkojmë në hotel. Te filloj…

E mitura: Mirë. A do t’i keni me vete 200 euro?

Klienti: Dërgo një foto, a më dëgjon?

E mitura: Nesër.

Klienti: Në rregull, por do të sjellësh edhe të shoqen, mirë?