Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

“Do të jemi këtu jo për 7 ditë, por…”- Blushi: Durimit po i vjen fundit, do të jetë populli ai që do të bëjë drejtësi

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi në fjalën e tij në protestën që po mbahet para bashkisë së Tiranës, në kuadër të dosjes “5D”, tha ndër të tjera se askush nuk mund t’i ndalë qytetarët të protestojnë.

Ai shtoi se nëse Ylli Bodinaku me një skodë shembi murin shqiptar të Berlinit, në këtë shesh janë mijra skoda që do ta shembin murin e korrupsionit dhe pandëshkueshmërisë.

Blushi: Sot nuk është protesta e shtatë, por të shtatat e një krimineli dhe një mostre politike dhe njerëzore.

Ylli Bodinaku me një skodë shembi murin shqiptar të Berlinit, ndërsa në këtë shesh janë mijëra skoda që do ta shembin murin e korrupsionit, murin e pandëshkueshmërisë.

Askush nuk i ndal qytetarët që të protestojnë për abuzimet e kësaj bashkie. Ne protestojmë sepse nuk mund të pranojmë që bizneset e ndershme të falimentojnë, për të bërë biznes organizata kriminale 5d.

Ne nuk mund të pranojmë 40% më shtrenjtë ujin e pijshëm, ndërkohë që çezmat e Tiranës thahen për ujë.

Nuk mund të pranojmë që pastrimin e Tiranës shpenzohen qindra miliona euro, ndërsa qyteti është mbytur nga plehrat.

Askush nuk e ndal sot qëndresën qytetare, jo 7 ditë, por 70 ditë do të jemi këtu deri sa Veliaj të arrestohet dhe të zhvishet cullak.

Durimin tonë po i vjen fundit. Ne nuk mund të presim që një drejtësi me regji të bëjë drejtësi. Do të jetë populli që do të bëjë drejtësi.