Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

“Do të kemi edhe burgosje…”, zbardhen porositë e Berishës në Kuvendin Kombëtar: beteja do të jetë e ashpër, nuk duhet të tërhiqemi

Janë zbardhur porositë e ish-kryeministrit Sali Berisha drejtuar anëtarëve në mbledhjen e Këshilit Kombëtar.

Berisah është shprehur se sot të gjithë duhet të lidhin besën për të mos u tërhequr mbrapsh në luftën kundër qeverisë.

Sipas tij beteja do të jetë e ashpër, por duhen sakrifica për të rritur qëllimet.

“Protesta e deputeteve mund te shkonte deri ne greve urie. Me Ramën zgjedhje nuk ka. Ai ka krijuar mekanizmat për manipulimin e votave. Në parlament na shndërroi si njerëzit pa asnjë rol. Nuk na lejonte asnjë lloj aktiviteti. Komisionet hetimore s’na i lejonte. Përveç mandateve që vjedh dhe nuk lejon rrotacion, ai do te zhvlerësojë deputetët.

Ne do e vazhdojmë betejën në Kuvend. Ramës do t’i bëjmë betejë në çdo skaj të vendit. Do kemi burgosje, sakrifica, por s’kemi rrugë tjetër veç betejës. Nuk bëhemi shumë pa nisur beteja. Kemi qëndruar 2 muaj 500 vetë dikur në Bulevard. Merita juaj është të mendojë për reagim ndaj regjimit. Akuzat ndaj meje, pasi reaguam në Kuvend. Ta kemi të qartë, nuk ka kthim pas deri në realizimin e qëllimit”, ka thënë Berisha.