Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

“Do të ketë shumë lajme të mira para 14 dhe 17 shkurtit” – Çfarë po paralajmëron ministrja Gërvalla?

 
   

Përveç njohjes së pasaportave nga Spanja, ministrja e Punëve të Jashtme Donika Gërvalla ka paralajmëruar edhe lajme tjera të mira për Kosovën deri në 16 vjetorin e pavarësisë së Kosovës.

Ajo ka falënderuar të gjithë që kanë kontribuar që Spanja t’i njoh pasaportat e Kosovës.

“Po e mbyllim edhe një ditë me krenari dhe me një lajm të mirë për Kosovën dhe qytetarët e saj.Spanja i shtohet listës së shteteve, në të cilat qytetarët tanë mund të udhëtojnë lirshëm, me pasaportën e Republikës së Kosovës dhe pa viza. Për këtë falënderoj nga zemra të gjithë ata që janë angazhuar për arritjen e këtij suksesi. Na mbetet të vazhdojmë, si çdo ditë gjatë këtyre dy viteve të mandatit tonë, punën intensive për të forcuar edhe më tej Republikën e Kosovës në arenën ndërkombëtare”, tha ajo.

Postimi i plotë

Po e mbyllim edhe një ditë me krenari dhe me një lajm të mirë për Kosovën dhe qytetarët e saj.

Spanja i shtohet listës së shteteve, në të cilat qytetarët tanë mund të udhëtojnë lirshëm, me pasaportën e Republikës së Kosovës dhe pa viza. Për këtë falënderoj nga zemra të gjithë ata që janë angazhuar për arritjen e këtij suksesi.

Na mbetet të vazhdojmë, si çdo ditë gjatë këtyre dy viteve të mandatit tonë, punën intensive për të forcuar edhe më tej Republikën e Kosovës në arenën ndërkombëtare.

Liberalizimi i vizave, shtrirja e sovranitetit në të gjithë vendin, fillimi i inkasimit të rrymës në veri të Kosovës, heqja e barrierave për qarkullimin me targat e Republikës së Kosovës edhe nëpër Serbi si dhe mesazhet e qarta dhe të palëkundura të Mbretërisë së Bashkuar në përkrahje të sovranitetit, ekonomisë dhe sigurisë së Republikës së Kosovës, janë tregues të qartë të suksesit dhe përkushtimit të institucioneve të Republikës së Kosovës.

Do të kemi edhe më shumë lajmë të mira para se të festojmë 3-vjetorin e fitores së madhe të 14 shkurtit dhe 16-vjetorin e pavarësisë së Kosovës. Vetëm me vendosmëri dhe punë të ndershme dhe të palodhshme mund t’ia kthejmë Kosovës dinjitetin dhe t’ia sigurojmë vendin e merituar në familjen e kombeve.